Hajdari kërkon paketë të tretë ndihme për qytetarët/ Spiropali i përgjigjet: Ne s’do bëjmë detin kos…

0
81

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari, ka folur sot në Kuvend se; qeveria nuk po u vjen në ndihmë qytetarëve me paratë e marra borxh gjatë pandemisë, por po i përdor ato për koncesione dhe PPP. Gjithashtu, Hajdari ka propozuar që Parlamenti të miratojë, një tjetër paketë ndihme për qytetarët dhe biznesin.

Por, kësaj deklarate, i është përgjigjur menjëherë Elisa Spiropali, ku shprehet se; Hajdari po kërkon që të bëjë detin kos, por Spiropali i thotë që nuk është “Sofra e Sudes”.

Qeveria sipas Spiropalit, po vijon mbështetjen maksimale ndaj qytetarëve, e që borxhi i vendit tonë, nuk është jashtë kontrollit.

“Historia e borxhit që u përmend nga zona Hajdari dhe zoti Gjoni është një histori që nuk qëndron dhe nuk ka lidhje me faktet. Nga njëra anë pretendojnë se ne ta bëjmë detin kos, zonja Hajdari. Që të rrisim ndihmën dhe të vijojmë mbështetjen e biznesit sikur buxheti të ishte ‘sofra’ e Sudës. Po se si bëhen bashkë këto të dyja, vetëm këta të dy e dinë. Borxhi është nën kontroll. Përballja që qeveritë kanë pasur ndaj kësaj fatkeqësie, borxhi nuk është jashtë kontrollit, ne kemi ruajtur parametrat e riskut. Kemi vijuar dhe me rindërtimin. Janë momente kyçe, ku qeveria po vijon mbështetjen. Projekti i rindërtimit është projekti më i madh në këto 30 vite sa i takon infrastrukturës. Meqë duan një bilanc, e ftoj zotin Murrizi që të shoh se ku po shkojnë këto para. Meqë ka qëndruar në atë parti, Atij i duken se këto para të buxhetit janë ato gafat e Bashës që hyjnë e dalin dhe s’kanë asnjë pasojë. 4646 banesa kolektive kanë filluar në Thumanë në zonën më të prekur nga tërmeti dhe 2 mijë apartamente në Durrës. Marrëveshja me Emiratet parashikon 2 mijë apartamente në Spitallë. Këto janë para të buxhetit, që iu jepen familjeve që mos të lënë askënd jashtë. S’punojnë 3-4 kompani, siç thuhet rëndom sa për të kaluar radhën dhe për të kapur ndonjë votë. Janë disa kompani që punësojnë shumë qytetarë. Ka shpërndarje të buxhetit. Më e mira është përpara nesh.”,- u shpreh Spiropali.

Zjarr Tv Ad