E çuditshme si Mero Baze merret me fake news/ Zbulohet Raporti i Parlamentit Europian: Ja se kush përhap fake news në Shqipëri…

0
129

Paralamenti Europian, ka kërkuar një raport për fenomenin fake news dhe dezinformimin në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku është botuar dy ditë më parë, në faqen zyrtare të PE.

Ky material orientues, për eurodeputetët i hartuar nga një grup autorësh, ku në kapitull përmban edhe Shqipërinë.

Raporti e ka konsideruar Shqipërinë, si një vend me përqindje shumë të lartë, të dezinformimit, si dhe lajmeve të rreme.

Gjithashtu, në këtë kapitull për Shqipërinë, është përfshirë edhe raportimi i situatës së pandemisë.

Por në këtë raport, vihet re që është vënë theksi se; nuk janë vetëm mediat përhapëse të informacionit të rremë, por edhe institucionet politike.

Raporti ka përmendur edhe rastin e Kryeministrit Edi Rama, ku ka shpërndarë në në rrjete sociale një fake news, me një video që paraqiti si veprime të policisë spanjolle, ndaj atyre që thyenin rregullat e masave të marra kundër pandemisë.

Raporti hulumtues, ka  përmendur edhe mediat që përhapin dezinformim për qëllime partiake, ku renditur televizionin pranë qeverisë TCH, portalin kryesor të opozitës, Syri.net, faqen JOQ  dhe Tema.

 

Publikimi i Raportit Evropian për fenomenin e dezinformimit në Kosovë, ka tronditur opinionin në vend.

Sipas raportit, të dezinformatave ka ndikim të madh edhe në shtetet e Ballkanit, dhe një ndër to është edhe Kosova.

Në këtë raport të Bashkimit Evropian, thuhet se fenomeni i dezinformimit në Kosovë, ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike e që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit.

Ky raport, përveç përmendjes së kreut të LDK-së, Isa Mustafës, dhe atij të PDK-së, Kadri Veseli, si propagandues të lajmeve të rreme, ka përmendur edhe disa gazeta e televizione në vend, që sipas Bashkimit Evropian janë; mediat kyce të dezinformimit në Kosovë.

Ky raport u kundërshtua ashpër nga kreu i LDK-së, Mustafa, dhe zëdhënësi i PDK, Bytyci, të cilët në modelin e njejtë akuzuan Bashkimin Evropian, për raportin që sic thonë këta, të manipuluar. Madje, zëdhënësi i PDK-së, nuk e la me kaq. Bytyci i quajti autorët e raportit “idiotë”, dhe se sipas tij “jo gjithçka çka shkruhet në BE është e vërtetë.”

Në raportin evropian përveç “autorëve dezinformues më lartë”, përmenden edhe mediat si Klan Kosova, RTV Besa dhe Gazeta Express si mediat kryesore të dezinformimit në vend.

Ky raport, duket se nuk ndikoi që të ndalen këto të fundit, por e kundërta, bëri që të vazhdojë trendi i dezinformatave edhe në masë më të madhe, duke vënë në qarkulluan të njëjtët artikuj, të cilët përmbajnë pohime të rreme, spekulime dhe keqinterpretime.

Mediat më lart, në tipin “Zbulon Insajderi” filluan “gjetjen e lidhjeve mes autorëve të raportit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”.

Këto lidhje, sipas mediave më lart, jo vetëm që nuk japin fakte të qarta të lidhjeve të partisë në fjalë me autorët e raportit, por vazhdojnë dezinformimin me modelin “autori Rus e shkroi raportin” dhe “lidhja e Vetëvendosjes me autorët e krijimit të Raportit”.

 

Zjarr Tv Ad