Tom Doshi bëhet kryetar partie/ Ja forca politike që do drejtojë në zgjedhjet e 25 prillit…

0
2349

Tom Doshi, ka marrë sërish drejtimin e PSD, me shumicë votash.

Këtë Lajm, e kanë bërë të ditur miqtë e tij në rrjetet sociale, mes të cilëve dhe sekretari i PS në Bashkinë e Vaut të Dejës, Agron Ceka.

“Zyrtarisht Deputeti Tom Doshi bëhet Kryetar i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë. Objektivat e DEPUTETIT DOSHI janë: 2 Mandate në Qarkun Shkodër, 1 Mandat në Qarkun Tiranë!

I uroj suksese gjigandit superdeputetit të Veriut Tom Doshi. Shpresojmë që mandatin e ardhshëm PSD të jetë përcaktuese në qeverinë e re 2021-2025 për të bërë realitet të gjitha premtimet,sepse Tom Doshi, është malësor dhe burrë i besës.Të gjithë e njohin për bamirësitë e tij që ka beërë në gjithë Shqipërinë këto 25 vitet e fundit,” ka shkruar Ceka.

Zjarr Tv Ad