Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka folur rreth ndryshimeve të fundit në qeveri.
Spiropali u shpreh se; Kryeministri thjesht ka ndryshuar ekipin para zgjedhjeve, duke u sjellë këtyre të fundit më shumë freski.
Gjithashtu, Spiropali theksoi se; Sandër Lleshaj me dorëheqjen e tij, vendosi standard të ri, ndërsa Cakaj, është keqpërfolur në mënyrë brutale.
“Nuk besoj se ka pasur ngut apo domosdoshmëri ndryshimi, por më shumë ka qenë zgjedhje e kryeministrit pqër të ndryshuar ekipin para zgjedhjeve, është totalisht legjitime. Edhe vullneti i ministrit Lleshaj dhe Cakajt besoj se ka ndikuar.
Lleshaj ka dhënë shpjegimet e tij, si standard moral i tij dhe maxhorancës sonë. Ky standard është i pakrahasueshëm me paraardhësit. Besoj se Cakaj, ka mbajtur postin e tij në Ministrinë e Jashtme me dinjitet. Ministrat që ishin në detyrë nuk kanë bërë faje të rënda”, ka thënë Spiropali.
Elisa Spiropali nënvizoi se; emërimet e reja në qeverinë Rama, do i japin frymë ndryshe dhe pozitive maxhorancës.
“Është e drejtë e kryeministrit të bëjë zgjedhje. Blendi Çuçi është njeri politik , i provuar. Edhe Olta Xhaçka është e provuar më herët. Janë drejtues politikë edhe në qarqe. Emërimet e reja i kanë dhënë frymë qeverisë. Këta persona do i japin dinjitet edhe Kosovës. janë keqpërfolur ministrat nga Kosova, vetëm pse ishin nga Kosova.
Ishin dy ministra që nuk janë akuzuar për asgjë serioze. Ishin dy të rinj që besoj do kenë besoj sukses në karrierë. Nëse kjo është dështim, sukses do quheshin vetëm kolltukofagët. Ilir Metës nuk ia njeh Kushtetuta që të gjykojë politikisht ministrat. Kemi qeveri politike, më të motivuar se kurrë”, kështu është shprehur Elisa Spiropali.




