Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka folur rreth çështjes sa i përket ndryshimeve të fundit, që janë bërë në qeveri.
Presidenti foli në “Tempora” se; do të duhet që Rama të shkarkojë veten nga posti i Ministrit të Jashtëm, në mënyrë që të dekretohet Ministrja e re, Olta Xhaçka.
Ndër të tjera Meta shtoi se; ende nuk i kanë ardhur kërkesat për dekretim të Ministrave të rinj. Gjithashtu, Meta është pyetur nëse e ka shkelur apo jo ndonjëherë ligjin.
Presidenti u shpreh se; edhe mund ta ketë bërë këtë ndonjëherë, por nuk ka qenë e qëllimshme nga ana e tij, ndërsa theksoi se; Kushtetutën, nuk e ka shkelur asnjëherë.
“Konsideratat e kryeministrit për mua ndryshojnë në varësi të momenteve të tij emocionale dhe interesat e tij politike. Qëndrimet e mia janë dhe kanë qenë gjithmonë koherente me Kushtetutën dhe me interesin publik. Sa herëv që qeveria ndërmerr ligje në interest ë qytetarëve, unë kam bashkëpunuar gjithmonë. Asnjëherë nuk e kam shkelur Kushtetutën.
Për sa i përket ndonjë ligji është e diskutueshme, por Kushtetutën nuk e shkela as për radhën në Gjykatën Kushtetuese.
Në rast se mund të ketë ndonjë shkelje, kjo ka ndodhur për arsye praktike dhe jo për vullnetin e presidentit. Përpjekjet e mia kanë qenë që vendi të mos mbetej pa një Gjykatë Kushtetuese funksionale.
Për të pranuar propozimin e ministres së re të Jashtme, duhet të vijë propozimi për lënien e detyrës së zotit Rama”, kështu është shprehur në fjalën e tij Meta.




