Presidenti i vendit Ilir Meta, në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziut, ka folur për jetën politike. Meta solli përballë gazetarit, një rrëfim të veçantë nga ambientet e Presidencës. Cili qe angazhimi i tij në lëvizjen e Dhjetorit, përfshirja në Partinë Socialiste, jeta e tij si Kryeministër, e më tej vendimi për krijimin e LSI, raportet me Ramën, Berishën dhe të tjerë eksponentë politikë.
Gjithashtu, Meta u pyet edhe për raportin me paranë dhe pasurinë, ku tha se; është një raport tepër i largët dhe të gjitha vendimet e tij, kanë qenë publike e lehtësisht të verifikueshme.
Pjesë nga intervista
Pyetje: Çfarë raporti keni me paratë?
Presidenti Meta: Është një raport tepër i largët, për arsye sepse unë asnjëherë në shtëpi nuk kam bërë pazare dhe nuk para merrem me menaxhimin.
Pyetje: Nuk flas për lekët e xhepit, po flas për pasurinë në përgjithësi.
Presidenti Meta: Në përgjithësi dhe tërësi, Unë jam një njeri që ky mund të jetë interesi i fundit, për atë detyrim që njeriu ka ndaj familjes.
Pyetje: A keni përfituar po e quaj ekonomikisht dhe financiarisht nga postet që keni pasur?
Presidenti Meta: Është pyetja më absurde që mund të bëhet në rastin tim.
Për arsye se, të gjitha aktet dhe vendimet e mia kanë qenë publike, lehtësisht të kontrollueshme dhe verifikueshme.




