Edi Rama, pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha, për caktimin në Lezhë si drejtues politik të fushatës pedagogun Mark Marku, ka publikuar një debat të Markut me deputetin e PS, Musa Ulqini dhe shkruan me ironi, se ky është kandidati i PD për Ministër Arsimi.
Pas ironizimit të Kryeministrit, lidhur me videon, vjen reagimi i Mark Markut.
“Apsulutisht që nuk më vjen mirë, jam njeri, kam emocione. Nuk jam Papa Francesku. Ramën e njohim vetëm gallatë di të bëjë”, është shprehur Marku.




