Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë një interviste me pedagogen Belinda Budini, është pyetur për tërheqjen e tij nga jeta politike.
Në fund të intervistës, Budini i ka kujtuar Ramës, se ai ka premtuar largimin nga politika shqiptare, në një moment kur nuk pritet nga askush.
Pjesë nga intervista
Budini: Ne po presim atë surprizën prej jush.
Rama: Kë surprizë?
Budini: Ju do të dilni nga politika në një moment kur më pak pritet prej jush. Kur do jetë ky momenti?
Rama: Kjo është e sigurt.
Budini: Kur do dilni?
Rama: Po ta dinit tani, nuk do ishte më surprizë, por do prisni ca.
Budini: Na premtuat që nuk do plakeni në politikë. Edhe mua më duket sikur…
Rama: Sikur jam plakur?
Budini: Në raport me atë që kam përshkruar unë tek kopertina e librit të parë…




