Përgjimet e publikuara në media të organizatës “Ndrangheta”, kanë ngjallur debat të ashpër në politikën Shqiptare.
Lidhur me këtë çështje, ka folur zv.kryeministri Erion Braçe, i cili thekson se; nuk ka asnjë provë në dosjes e prokurorisë italiane, që implikon eksponentë të mazhorancës në këtë aktivitet të paligjshëm.
Sipas Braçes, në përgjime nuk flitet për Kryeministrin, dhe as për ndonjë Ministër apo anëtar të PS-së, ndërsa shton se personat e akuzuar në Itali, nuk kanë kryer ndonjë aktivitet në territorin e Shqipërisë.
Braçe shprehet se; opozita hedh akuza ndaj qeverisë, për të njollosur Shqipërinë.
“Kam 3 ditë që i ndjek me vëmendje zhvillimet. Kam dëgjuar analistë në zë nga këta që çdo natë u janë qepur me gurë shqiptarëve dhe s’mundet shqiptari të klojë një natë të qetë për shkak të ulërimave të tyre dhe urrejtes së tyre, të cilët as e kanë lexuar, as e disponojnë dosjen, as i referohen ndonjë faqe të asaj dosje por thjesht artikulojnë. Në atë dosje ka një elementë të rëndësishëm, të gjithë ata persona që flasin dhe të vënë nën akuzë nga prokurorë atje nuk rezulton të kenë kryer ndonjë aktiviet në territorin e Shqipërisë në atë lloj që pretendohen në pastrim parash në ndërtim dhe në turizëm, në qendra tregtare. Pra nuk ka bë atë konkluzion të prokurorisë të kryer një aktivitet të paligjshëm nga ata persona në Shqipëri. Kjo dihet nga ata që kanë dosjen dhe jo nga ata që se kanë dosjen. Qellimi është politik të goditet qeveria kjo mazhorancë sa më afër zgjedhjeve nuk interesohet kush për ta në të vërtetë, nuk kanë asnjë lloj sensi kundër këtyrë aktiviteteve. Nga dosja sdel asnjë bisedë e përgjuar mes këtyre banditëve apo kryeministrit të Shqipërisë apo ndonjë këshilltari të kryministrit ndonjë ministri këshilltari ndonjë drjetori ska asnjë, ta nxjerrin bisedën e atij gjelit italian me filan ministër kryeministër deputet. Ku e kanë, nuk ka. Janë 5 njerëz atje matanë shqipërisë që merren me aktivitet të paligjshëm por ska asnjë të vërtetë . Duan të merren me thashetheme dhe të nxijnë imazhin e vendit tonë., Ndranghheta ka një aktivitet të shtrirë në Gjermani në Spanjë… imazhi i kësaj organizate në çdo vend është alarmant, por kur këtu ska një aktivitet të kësaj organizate pse duan ta bëjnë me zor. Pashë dje një gjyqtar të korruptuar kokë e këmbë që merret me këtë temë, pashë një ministër drejtësie të korruputuar që merret me këtë çështje. Nuk ka asnjë asnjë akt legal të kësaj qeverie në favor të kësaj bande”.- ka thënë Braçe.
Në përgjimet e anti-mafias italiane, anëtarë të “Ndrangheta-s”, komunikojnë me njëri-tjetrin për investime në Shqipëri, me qëllim pastrimin e parave. Në këto komunikimet ata përmendin emra që sipas tyre, janë pranë zyrtarëve të lartë në Shqipëri dhe se për këtë arsye ata do të favorizohen për investimet.




