Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes, me postimet e saj në rrjetet sociale, por edhe me historitë e saj të dashurisë.
Kësaj here, Marina, ka prezantuar partnerin e saj të zemrës.
Është hera e parë që Marina, bën publike fytyrën e djalit që i ka vjedhur zemrën.
Burime për “Panorama”, kanë treguar se; mashkulli në fjalë, quhet Alis dhe është një biznesmen nga Shkodra.
Çifti ka planifikuar dasmën e cila do të mbahet sipas traditave, po në Shkodër.
Dyshja simpatike, është njohur mes miqve të përbashkët, ku tashmë Marina është prezantuar dhe me familjarët e Alis.
Të dy, po shijojnë muajin e parë të mjaltit, jo atë të vërtetin pas dasmës, duke udhëtuar drejt Dubait.
Marina, e ka mbushur Instagramin me foto e video nga vendi madhështor, ndërsa në profilin e saj, nuk mungoi edhe një foto me partnerin.
Komentet kanë qenë të shumta, drejtuar çiftit, që ndjekësit i kanë uruar lumturi dhe trashëgime.




