Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, ka paditur në (SPAK), paraardhësin e tij Xhelal Mziu.
Kryebashkiaku Suli, e ka paditur Mziun për; shpërdorim detyre, lidhur me një leje ndërtimi që ish-kryebashkiaku i PD-së, kishte dhënë për ndërtimin e një thertoreje në Laknas.
Në zgjedhjet e fundit lokale, Xhelal Mziu, nuk kandidoi për shkak të bojkotit nga PD, dhe Rakip Suli fitoi i vetëm Bashkinë e Kamzës. Më parë ata kanë qenë në përballje për kryebashkiak, ku ka dalë fitues Xhelal Mziu.




