Gjykata e Tiranës, ka lënë në burg infermieren e infektivit, Ronida Hyseni. 30-vjeçarja Hyseni, do të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në përfundim të hetimeve.
E reja, u arrestua 2 dy ditë më parë, pasi akuzohet se i ka grabitur 80 mijë lekë një të infektuari, i cili ndërroi jetë, në pavionin ku ajo shërbente.
30-vjeçarja Hyseni, ka shfaqur pendesë përpara gjykatës, ku ka pranuar fajin. Ajo kishte dy muaj që kishte filluar punë në këtë spital, ku më parë punonte në spitalin e Durrësit.
Nga hetimi, ka rezultuar se e reja i ka marrë bankat me rradhë, 600 mijë lekë i ka marrë në bankomatin e spitalit. Më pas, ka shkuar në një bankomat në autostradë por nuk ka mundur të tërheqë, pasi nuk ka pasur para. Përpara gjykatës, Hysa ështe shprehur se; e ka kryer gjestin për shkak të gjendjes së saj të keqe ekonomike. Ajo është e divorcuar dhe jetonte vetëm me djalin e saj 2-vjeçar.
Rasti i 30-vjeçares Hysi, u denoncua nga 25-vjeçari me inicialet F.D., djali i pacientit me inicialet K.C., 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin e Infektit ku dhe ndërroi jetë. I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se; babait i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol, 20 mijë lekë të reja.
Të njëjtin denoncim, 25-vjeçari, e paraqiti në emisionin “Stop”, ku u zbulua dhe ngjarja e rëndë. Sipas denoncimit të të riut, babai iu shtrua në spital më 22 Dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 Dhjetor 2020. Sipas pamjeve filmike, e reja ka tërhequr nga një bankomat pranë spitalit, 3 herë shumat nga 200 mijë lekë.




