E shtunë, Gusht 8, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Patozi zbulon çfarë fshihet pas vendimit të Ramës për të kandiduar...

Patozi zbulon çfarë fshihet pas vendimit të Ramës për të kandiduar në Durrës…

0
462
Zjarr Televizion Adccccc

Astrit patozi, nëpërmjet një postimi, në rrjete sociale ka zbuluar arsyen se; përse Kryeministri Rama ka vendosur që të kandidojë në qarkun e Durrësit, për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Patozit, Partia Socialiste e ndjen se; nuk i ka mirë punët në Durrës dhe Rama bëri këtë lëvizje strategjike.

Postimi i plotë:

“T’UA LEMË NË DORË THESIN E GËNJESHTRAVE

Edi Rama paska thënë se do të bashkojë Tiranën me Durrësin dhe për këtë u dashka që ai të bëhet pak durrsak në këto zgjedhje. A thua se kjo bëhet me ndonjë vendim qeverie dhe nuk është iniciativa e lirë e qindra mijëra shqiptarëve, të cilët kanë zgjedhur të jetojnë dhe bëjnë biznes prej 30 vjetësh në zonën më të populluar të Shqipërisë.

Përkthimi, në fakt, nuk është kaq i vështirë. “Rilindja” duket që nuk i ka punët mirë në Durrës, por ai po do që të këtë na e shesë si sakrificë të vetën për kombin. Nuk ka nevojë të lodhet kaq shumë, se ia njohim “nderin”.

Por kjo është një tjetër provë e qartë se asgjë nuk ka ndryshuar dhe kështu do të vazhdojë deri më 25 prill. Ata kanë hapur thesin e premtimeve dhe të gënjeshtrave me ngjyra dhe nuk do të ndalen deri në ditën e fundit të fushatës. Me shpresën se do të na e hedhin edhe kësaj radhe.

Edhe ata të tjerët nuk do të mbeten mbrapa, sepse të njëjtës racë u përkasin. Ndaj edhe duhen refuzuar si një paketë mashtruese më 25 prill.” – ka shkruar Astrit Patozi.

Zjarr Tv Ad