Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manestirliu, përmes një konference të mbajtur së bashku me Komitetin e Ekspertëve, ka njoftuar shtrëngimin e masave kundër pandemisë në vend për dy javët e ardhshme.
Sa i përket sezonit të provimeve në Universitete, Manastirliu bëri me dije se; do të zgjatet sezoni për të zhvilluar si provimet online, ashtu edhe provimet që nevojiten të bëhen në auditore.
“Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.
Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet ”, ka thënë Manastirliu.




