Mesditën e sotme, ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën Penale të Tiranës, për caktimin e masës së sigurisë, për 3 infermieret dhe 1 sanitare të cilat janë arrestuar pak ditë më parë në spitalin”Shefqet Ndroqi”.
Njëra prej infermiereve, Sidorela Çela, është përlotur në sallën e gjyqit, ku është shprehur se; ka dy fëmijë të mitur.
Çela ka dy fëmijë të moshave, 7-vjeç dhe 4-vjeç.
Kujtojmë se; 3 infermieret Mira Bushi, Sheqerije Koçi, Sidorela Çela dhe sanitaren Rukija Hoxhaj, akuzohen për “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre”.
Ndërkaq, ditën e sotme është dhënë masa e sigurisë “Arrest shtëpie” edhe për një tjetër infermiere, Ronida Hysi, të arrestuar tek Infektivi, e cila grabiti një pacient që ndërroi jetë në spital.




