Situata në vendin tonë për shkak të pandemisë/ Ogerta Manastirliu: Sot do aktivizojmë spitalet rajonale…

0
162

Në vendin tonë, situata e pandemisë ka ardhur duke u përkeqësuar. Prej disa ditësh, po regjistrohen shifra të larta të të infektuarve, ndërkohë që sot nga Kuvendi Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se; ditën e djeshme ka shkuar në 500 numri i personave të shtruar. Në këto kushte, Ministrja bëri me dije se do të aktivizohen spitalet rajonale.

“Dje kemi arritur më shumë se 500 të shtruar në 4 spitalet. Nga sot do të aktivizojmë spitalet rajonale të Durrësit dhe Shkodrës. Dhe më tej me Vlorën, Korçën dhe Elbasanin. Më pas vijojmë në skenarët e tjerë sipas planit. Sot vijnë 7020 vaksina nga Pfizer. Ne do të vazhdojmë të lëvizim çdo gur. Është i natyrshëm mosbesimi dhe e mirëkuptuar mërzia. Është normal ankthi. Duhet të jetë i natyrshëm edhe mirëkuptimi i qytetarëve. Premtimet e çudibërësve që nuk kanë asgjë në dorë dhe nuk kanë respekt për peshën e fjalës nuk janë zgjidhje. Zgjidhjen do ta gjejmë siç kemi bërë deri sot bashkë”, kështu është shprehur Ogerta Manastirliu.

Zjarr Tv Ad