Edi Rama publikon pamjet si do duket hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës…

0
341

Mëngjesin e sotëm, Kryeministri i vendit Edi Rama, ka publikuar  pamje të hekurudhës së re, Tiranë-Rinas-Durrës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se; më në fund do të nisë puna për ndërtimin e hekurudhës, pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane, për Rindërtim e Zhvillim.

Mirëmëngjes, dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Kryeministri Rama.

Sipas kryeministrit, me hekurudhën e re drejt qytetit bregdetar, do të shkohet për 22 minuta, e ndërsa do të shkurtohet edhe rruga për në Rinas, e cila do të bëhet për 12 minuta. Ky investim, do të kapë shifrën e 90.45 milionë euro.

Zjarr Tv Ad