Basha dhe Kryemadhi firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit në një ambient neutral…

0
59

Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, pasi vendosën që të dilnin të ndarë në zgjedhjet e 25 Prillit, sot do të firmosin një marrëveshje bashkëpunimi, e cila pritet që të diktojë edhe rregullat e lojës, në rast se palët do të jenë fituese, në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin.

Marrëveshja do të firmoset në një prej hoteleve në Tiranë, ku të dy polikanët kanë zgjedhur kështu një ambient neutral dhe jo selitë e partive të tyre. Për shkak të rregullave të pandemisë, ceremonia do të jetë pa praninë e mediave, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse Basha dhe Kryemadhi, do ta bëjnë publik tekstin e marrëveshjes.

Basha, firmosi koalicion parazgjedhor me 12 parti opozitare, për të dalë me listë të përbashkët, ndërkohë që LSI do të duhet të masë forcat e vetme, duke dalë me kandidatët e saj në 11 qarqe të vendit, me përjashtim të Kukësit.

Në këtë qark kandidati i LSI-së, do të jetë pjesë e listës së koalicion “Aleanca për Ndryshim”, që udhëhiqet nga PD. Ndërkohë që brenda kësaj jave, partitë politike do të duhet të kenë gati dhe listat e deputetëve, me të gjithë emrat, që më pas do të dorëzohen në KQZ.

Kodi i ri zgjedhor, i miratuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca, i jep mundëinë kryetarëve të partive që të garojnë në 4 qarqe të ndryshme, mundësi që Monika Kryemadhi ka vendosur që ta përdorë, duke e vënë emrin e saj në katër lista qarqesh.

Ndërkohë që Basha ende nuk e ka vendosur, s’e në cilin qark do të kandidojë në 25 Prill.

Në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e Prillit, Basha mblodhi dje në seli drejtuesit politik të 12 qarqeve, të cilëve u kërkoi që të intensifikojnë takimet me qytetarët dhe të dëgjojnë shqetësimet e tyre, si dhe të shpjegojnë qartësisht programin e PD.

Zjarr Tv Ad