Sot, Kryeministri i vendit Edi Rama, po bën një bilanc të punës së kryer nga qeveria e tij, në këto 8 vite në shëndetësi ku deklaroi s’e në muajt e pranverës në vendin tone, pritet të nisë vaksinimi masiv.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se nuk mund t’i besohet kjo flamë opozitës, koalicionin e të cilës kreu i qeverisë, e ka cilësuar si “tragji-komik”.
“Në mars-prill-maj-qershor do të kemi vaksinim masiv, që do të këpusë si sëpatë zinxhirin e infektimeve dhe që do të mundësojë që të çlirohemi pjesërisht, por në mënyrë të konsiderueshme, nga barra e madhe e ankthit, pasigurisë, merakut për njerëzit tanë më të afër, më të dashur, për më të moshuarit, ata me sëmundje kronike. Ky është një udhëkryq.
A mundet në këtë udhëkryq t’i besohet fati i finales së kësaj lufte atyre që firmosën atë koalicionin tragji-komik, atyre që qysh nga dita e parë e luftës nuk u rreshtuan një herë bashkë me ne pranë jush, që zgjodhën të bëjnë aleatë me kovid-in, vetëm se infeksioni ishte i deklaruar i kësaj qeverie. Atyre që nuk humbën asnjë ditë pa hedhur baltë, pa shpifur, akuzuar, nxitur panik, krijuar alarm, vetëm e vetëm për politikë. Mbi të gjitha, a mund t’iu besohet atyre, kur doktor Halim Kosova del e thotë publikisht se ku janë ata në raport me këtë dhe se cilët janë ata që japin mend dhe bëjnë akuza. Unë them jo, nuk mund t’u besohet atyre vazhdimi i asnjërës prej punëve që kemi nisur.
Nuk mund t’iu besohet atyre fati i drejtësisë. Si mund t’iu besohet atyre fati i në këtë përballje për shëndetin e të gjithë njerëzve tanë. Në këtë përballje me një armik që nuk zgjedh demokratë e socialistë, nuk sheh majtas e djathtas, nuk do t’ia dijë nga vjen, kush je, sa ke, por godet”, është shprehur Rama.




