E enjte, Gusht 6, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Showbiz ‘Lutesha që emri të shënohej te artikulli’, Blendi Fevziu tregon rrugëtimin në...

‘Lutesha që emri të shënohej te artikulli’, Blendi Fevziu tregon rrugëtimin në gazetari: Ja shuma që mora në pagën e parë…

0
152
Zjarr Televizion Adccccc

Gazetari i njohur Blendi Fevziu në një intervistë ka treguar pasionin e tij për gazetarinë që kur ishte student.

Ai ka treguar se ka punuar 2 vite pa pagesë dhe që rrinte deri në orët e para të mëngjesit për të marrë kopjen e parë të gazetës me vete.

Pasioni për gazetarinë ishte impresionues, përshembull unë për gazetën “Studenti” kam punuar pa asnjë pagesë 2 vjet, rrija deri në 4 të mëngjesit për të marrë kopjen e parë të gazetës me vete, flija në shtypshkronjë, imagjino një 21 vjecar që harxhon gjithë darkën në shtypshkronjë që në atë kohë ishin me plumb, ka qenë e tmerrshme, vetëm nga pasioni për të parë letrën ku ka shtypur artikullin e tij”, u shpreh Blendi Fevziu.

Ai ka treguar edhe shumën sesa ka qenë rroga e tij e parë si gazetar, teksa ka treguar se gjithçka e ka arritur me shumë punë edhe pasion.

10 mijë lekë të vjetra ka qenë, atëherë ishte një pagesë shume e mirë, por derisa erdha te rroga kam punuar pa rrogë fare vetëm për pasion dhe lutesha që emri të shënohej te artikulli. Unë dhe kur kam nisur emisionin pasi kam mbaruar 6 muajt e parë më ka thirrur drejtori më ka thënë ke honoraret, por honorarin edhe si skenarist, dhe si drejtues dhe unë nuk e kuptoja këtë kisha hyrë në televizion nga pasioni, natyrisht unë kisha një rrogë në revistën Klan”, tha gazetari në një intervistë të dhënë për emisionin “Fitstation”.

Zjarr Tv Ad