Në referendumin e zhvilluar të dilën, 51% e qytetarëve votuan në favor të nismës, që Zvicra të ndalojë gratë të veshin burka, ose veshjet që mbulojnë fytyrën në hapësirat publike.
Pas këtij referendumi, Zvicra i bashkohet Francës, Belgjikës dhe Austrisë për mosmbajtjen burkes, në dyqane dhe restorante.
Sipas The Guardian, mbulesat e plota të fytyrës do të lejohen ende të vishen brenda vendeve të lutjes dhe për “zakonet vendase”, por jo në hapësirat publike. Ndërkohë, grupet myslimane e kanë kritikuar ndalimin.
“Ky është qartë një sulm kundër komunitetit mysliman në Zvicër. Ajo që synohet këtu është që të stigmatizohen dhe margjinalizohen myslimanët edhe më shumë, ”tha një nga përfaqësuesit e tyre.
Myslimanët përbëjnë rreth 5% të popullsisë zvicerane prej 8.6 milion banorësh, ose rreth 390,000 njerëz, shumica e të cilëve i kanë rrënjët në Turqi, Bosnjë dhe Kosovë.
Rezultati i referendumit, do të thotë që Zvicra do të ndjekë Francën, e cila ndaloi veshjen e një vello të plotë të fytyrës në publik në 2011. Ndalimet e plota ose të pjesshme të veshjes së mbulesave të fytyrës në publik, janë gjithashtu në Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë dhe Holandë.
Në Vjenë, Francë dhe vetë Zvicër, autoritetet këtu, u detyruan të marrin këtë masë.




