Presidenti i vendit Ilir Meta, ka zhvilluar një vizitë në rajonin e Korçës.
Meta ka pasur takime të shumta me qytetarët dhe banorët e zonës, që kanë zënë kohën e tij.
Në ditën 7 Marsit, Presidenti ka zhvilluar takime dhe me mësues të shumtë, të cilët kishin zgjedhur Korçën për të festuar festën e Mësuesit.
Por vetë Meta kishte rezervuar një vizitë të veçantë, tek adashi i tij, korçari i njohur i rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi.

Pas vizitës së Presidentit, Vrenozi i ka kushtuar edhe disa vargje.
- Kjo është thjeshtësi,
S’di ta them më mirë,
Vlerë për një njeri,
Që zemrën ka të tillë.
- Shkele këtë prag,
Për mua je fisnik,
Mirënjohjen e ke hak,
Një mik përmbi mik.
- Në Prill fiton Shqipëria
Fitojn të gjithë Shqiptarët
Do marri fryme liria,
Ti hedhim poshtë të marrët
- E kam për mbarësi
Që pragun e shtëpisë,
Ma shkeli një njeri
I pari i Shqipërisë





