Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar incidentin që ndodhi paraditen e sotme në Elbasan. Shehi shkruan në ‘Facebook’ se e gjitha ishte një skenar i Ramës e se militantët e Partisë Socialiste i kanë vënë një damkë qytetit në ditën e festës tradicionale.
Ai shkruan ndër të tjera, se Rama duhet të jepte llogari për bandat që kanë pushtuar qytetin e për mijëra familje që shpresën e vetme e kanë nga shitjet e ballokumeve.
POSTIMI:
Incidentet në Elbasan, skenar i Edi Ramës !Militantët e Partisë Socialiste në Elbasan sot i vunë një damkë qytetarisë së këtij qyteti, pikërisht në Ditën e Verës, festën tradicionale të këtij qyteti. Pasi provokuarn militantët e djathtë, përplasja verbale agravoi në grushte dhe sherr masiv. Sot Rama në Elbasan duhet të jepte llogari për bandat që kanë pushtuar këtë qytet. Rama sot do duhej të jepte llogari për ata mijëra familje që shpresën e vetme për të siguruar bukën gojës sot në darkë kanë shitjen e ballokumeve, po nesër si do ta sigurojnë bukën, a mund të japë llogari Rama për këtë ? Elbasani prej vitesh është peng i bandave dhe me 25 prill qytetarët Elbasanas me votë do çlirohen nga grupet kriminale.
Dita e Verës në Elbasan u kthye në një fushë betejë mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe Socialiste. Shkak u bë përplasja e axhendave të dy liderëve politik, Basha dhe Rama. Rama u prit me thirrjet ‘Rama ik’ në Elbasan, ndërkohë që dhe mbështetësit e PS-së, fyen dhe ofenduan ‘kundërshtarët’ e tyre. Kjo solli në një përplasje fizike mes njerëzve që ishin të pranishëm në bulevard, duke bërë që disa prej tyre të ndaloheshin. Ndërkohë përplasjet virtuale vijuan nga ana e Ramës dhe Bashës.




