Gazetari zbulon kushtet ç’njerëzore ku u mbajtën kontrollorët e Rinasit: Janë mbajtur gjithë natës në këmbë, nuk i kanë lënë as të flenë…

0
190

Gazetari i ekonomisë Gjergj Erebara, është shprehur sot se kontrollorët e aeroportit të Rinasit, janë arrestuar gjatë natës dhe janë mbajtur në kushte mjerimi.

“Janë mbajtur gjatë gjithë natës në komisariat. Në këmbë, pa të drejtë që të flejnë në kushte të mjerueshme. Ata nuk janë militantë politik që mund ti zëvendësosh lehtë. Këto persona të specializuar kushtojnë 4 vite trajtim dhe mijëra euro. E që ky problem të zgjidhet sa më shpejt, duhet që të ulen e të komunikojnë, jo t’i konsiderojnë kundra të popullit apo grusht shteti”, tha Erebara i ftuar në një studio televizive.

Gazetari e konsideron normale një veprim të tillë të kontrollorëve, pasi është e drejta e tyre që të ngrenë zërin kur u ulet paga. Erebara shtoi se është një protestë normale, por nuk është e drejtë mënyra se si kjo çështje po trajtohet.

 

Zjarr Tv Ad