Manastirliu: Procesi po vijon me moshat mbi 65 vjeç, nga e hëna ata mbi 60-vjeç me sëmundje kronike

0
21

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi sot nga Sheshi Skënderbej atje ku vazhdon vaksinimi masiv se procesi është ulur tashmë në moshën nën 65 vjeç. Ajo kërkoi që masat të vijojnë të zbatohen ndërsa bëri me dije se të gjithë personat që janë mbi 60 vjeç duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes për të mësuar orën dhe ditën e vaksinimit.

“Tashmë kemi hyrë në grupmoshat mbi 65 vjeç, procesi ka vijuar që në mëngjes. Ne po ecim me ritme të shpejta falë edhe punës së ekipit të gjithë vaksinatorëve”, tha Manastirliu.

Shqipëria është në një fazë më të lehtë të situatës me koronavirus. Numri i të shtruarve në spitale ka rënë dhe po ashtu numri i të infektuarve. Dje u shënuan 360 raste të reja dhe 6 viktima, ndërsa edhe vaksinimi po ecën me ritme të shpejta. Deri më tani janë vaksinuar rreth 250 mijë qytetarë përfshirë bluzat e bardha, policët dhe mësuesit.

Zjarr Tv Ad