Rakip Suli: Dora e Edi Ramës si dora e Zotit, është fat që Shqipëria e ka…

0
109

Për kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli, ishte fat i madh që gjatë situatës së vështirë të tërmetit vendi pati në krye të qeverisë, Edi Ramën.

Gjatë një takimi elektoral në Kamëz, me prani edhe të Kryeministrit, Suli tha dora e Edi Ramës është si dora e Zotit, që mbajti fjalën për gjithçka.

Një votë është dhe duhet vlerësuar si medalje ari. Ishte fat që Shqipëria pati në këtë situatë Edi Ramën. Është ndjerë dora e Edi Ramës si dora e Zotit që mbajti fjalën për gjithçka që u dëmtua nga nga ngjarja e 26 nëntorit të vitit 2019-të. Pak kilometra na ndajnë, 280 apartamente që ato familje marrin bonusin e qirasë. 

30 vjet nuk bëri një urë për të lidhur banorët. Ne e bëmë realitet. Unë kam pasur fatin të isha pjesë e besimit të skuadrës së Edi Ramës, ne sot nuk kemi ardhur thjeshtë për votën por çfarë bëmë 1 vit e gjysmë. Këto pak ditë të trokasim në çdo familje për të thënë pse duhet votuar numri 12 dhe PS,” kështu u shpreh në fjalën e tij, Rakip Suli.

 

Zjarr Tv Ad