Gazetari Artan Hoxha, ka publikuar një audiopërgjim ku dëgjohet kreu i Kadastrës Artan Lame, teksa i orienton vartësit që të përdorin procesin e legalizimit në këmbim të votave.
Lame thotë se 100 mijë ndërtime nuk do të legalizohen, por kjo duhet mbajtur secret, pasi mund të ketë efekt electoral. Për 40 mijë prej tyre, kryesisht në Tiranë, po përgatitet shembja pas zgjedhjeve.
Lame pranon audiopërgjimin, por thotë se i takon vitit 2017-të, ndërsa SPAK shprehet se do të nisë hetimet.
Lajmi ka tronditur opinionin publik. Gazetari Klodian Tomorri ironizon me këtë audio-përgjim.
“Artan Lame është gjigand përfundimisht. Janë 100 mijë objekte të ndërtuara që nuk mund të legalizohen sepse nuk e lejon ligji-thotë- por ne do i mbajmë varur pronarët e tyre, nuk do u themi që shtëpia jote nuk legalizohet, se na bëhen votues të opozitës.
O gjigand. Edhe Eskobari kishte më shumë respekt për ligjin. Përfundimisht personazh i paarritshëm,” shkruan Tomorri.




