Mbrëmjen e djeshme, gazetari Andi Bushati, ende pa mbaruar emisioni “Open”, TCH, ka braktisur studion, kur po diskutohej lidhur me eleminimin e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Në një moment është futur në lidhje me Skype, deputeti i PS-së, Taulant Balla dhe moderatorja e emisionit Eni Vasili, tha se do të transmetonte deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Balla kundërshtoi dhe tha se nuk mund të fliste për Bardhin dhe as të komentonte deklaratat e tij. Në këtë pike, Vasili ndryshoi rrjedhën e emisionit dhe vendosi që ta lexonte vetë atë që kishte thënë Bardhi, ndërsa Balla vijonte të kundërshtonte për të dëgjuar deklaratat e Bardhit.
Në këto momente, gazetari Andi Bushati tha se ishte e papranueshme, që regjinë e emisionit ta bënte Taulant Balla dhe në mënyrë demonstrative, u largua nga emisioni.




