Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka paralajmëruar këtë të enjte, sërish konferencë të jashtëzakonshme. Meta njofton se konferenca do të zhvillohet në 10:45, ndërsa ironizon Kryeministrin Edi Rama, ai bën thirrje edhe që ta ndjekë live, nëse ky i fundit nuk ka takim me oligarkët.
“E ftoj edhe Kryeministrin ende në detyrë të më ndjekë live, nëse nuk ka takime me bandat ose oligarkët në këtë kohë”, shkruan Presidenti Meta.
Statusi:
Të dashur qytetarë,
Ju ftoj të gjithëve të më ndiqni pas pak, në ora 10:45, në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarët.
E ftoj edhe Kryeministrin ende në detyrë të më ndjekë live, nëse nuk ka takime me bandat ose oligarkët në këtë kohë.




