Në konferencën e jashtëzakonshme që mbajti për mediat ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta, është drejtuar me një gjuhë të ashpër ndaj Kryeministrit të vendit Edi Rama.
Ai ka thënë se Edi Rama, nuk e njeh aspak atë dhe se sillet si lepur para tij.
Gjithashtu, Meta u tregua i ashpër ndaj ndërkombëtarëve, duke thënë se nëse ata do të kishin reaguar, situata nuk do të kishte shkuar deri në këtë pikë.
“Ca di ti mo rrugaç, mor vagabond për Ilir Metën, ti para Ilir Metës sillesh si lepur. Nuk i mashtron dot qytetarët më, nuk merr më vota ti.
Ky është burimi i konflikteve në Shqipëri, Edi Rama i cili blen vota dhe do ta bëjë Shqipërinë siç bëri në Shijak dhe në Dibër.
E patë si i tha Damianit : Do t’a bëjmë tërmet në Vlorë ? Pa provoje tërmetin U bëj thirrje ambasadorëve nëse do kishit reaguar më herët, situata nuk do të kishte arritur deri në këtë pikë. Nëse do kishin reaguar pas konfliktit në Kavajë të dënonin ndaj opozitës nuk do kishte ndodhur ajo që ndodhi në Elbasan”, u shpreh Meta.




