E shtunë, Prill 25, 2026
Ballina Aktualitet Vlora me përqindjen më të ulët, Dibra pasohet nga Tirana për pjesëmarrjen...

Vlora me përqindjen më të ulët, Dibra pasohet nga Tirana për pjesëmarrjen më të lartë në votime

0
55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar se deri në orën 14:00 kanë votuar 35. 63 përqind e personave sipas të dhënave që janë marrë nga qendrat e votimit.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje raportohet se është më e lartë se ajo në vitin 2017.

Kujtojmë se pak minuta më përpara kreu i KQZ-së deklaroi se është sulmuar sistemi elektronik i njohjes së kartave të identitetit. Në këtë mënyrë disa qendra votimi nuk kanë mundur që të raportojnë informacionet e orës së fundit.

Pjesëmarrja deri në orën 14:00 për qarqet e vendit vijon si më poshtë:

Berat 33.35 %

Dibër 41.13 %

Durrës 32.91 %

Elbasan 37.12 %

Fier 34.48 %

Gjirokastër 34.03 %

Korçe 33.49 %

Kukës 37.72 %

Lezhe 33.95 %

Shkodër 30.63 %

Tiranë 39.77 %

Vlorë 25.86 %

Zjarr Tv Ad