KQZ ka përditësuar rezultatin e zgjedhjeve deri në orën 11:21.
Janë numëruar 1872 nga 5199 qendra votimi, nga ku rezulton se Partia Socialiste ka marrë 49.42%, PD 38.8%, LSI 7.14%, PSD 1.96% dhe Nisma Thurje 0.6%.
Partia Socialiste e Edi Ramës udhëheq bindshëm dhe deri në këto momente është projektuar si fituese e zgjedhjeve. Ndërsa në rradhët e opozitës duket se ka zhgënjim.
Surpriza është rezultati i projektuar i PSD në Tiranë dhe në Shkodër, ku ka pritshmëri për dy mandate.
Rezultatet paraprake në rang vendi sipas KQZ:




