Pasi ka përfunduar numërimi i votave në të gjithë vendin dhe Partia Socialiste ka dalë fituese me 74 mandate në Zgjedhjet e 25 Prillit, Kryeministri, Edi Rama mëngjesin e sotëm, e ka nisur me një video të publikuar nga Fushë-Kruja.
Në video Rama publikon pamje nga shtëpitë e rindërtuara nga ngjarja e 26 nëntorit 2019-tw, ku bën me dije se janë rindërtuar 15 pallate, 100 apartamente 167 shtëpi. Po ashtu ai thotë se janë ndërtuar çerdhe, kopështe, shkolla e qëndra shëndetësore.
Ndërkohë, krahas videos ai shkruan se në këtë mandat të tretë do të ketë 3 herë më shumë punë, për t’ju kthyer sadopak borxhin shqiptarëve që e votuan.
“Dhe tani 3 herë më shumë punë, për t’ju kthyer sadopak borxhin e madh ku më futët të dielën e bukur të 25 prillit.” shkruan Rama




