Paraditen e sotme ish-socialistët Kërtusha dhe Mazreku kanë zhvilluar një takim me banorët e lagjes 14 në qytetin e Durrësit.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë ankesat e këtyre banorëve ndaj instancave të larta shtetërore në lidhje me shkatërrimin e pronave të tyre.
Takime të tilla do të vijojnë ,u shpreh Ardit Kërtusha -pasi qytetarët kanë probleme përditë dhe zëri i tyre duhet dëgjuar.




