Deputeti i zgjedhur i PD, Edmond Spaho, ka reaguar në lidhje me protestat e zhvilluar në Tiranë që kundërshtojnë ngjarjet izraelite ndaj popullit palestinez.
Me anë të një postimi në Facebook, Spaho shprehet se çdo jetë njerëzore është e çmuar, por shprehet se nuk duhet te jemi kaq zemërgjere dhe te përkrahim një popull qe nuk na njohin dhe na quajnë serbe. Spaho shkruan se Hamas, është organizatë trroriste dhe së bashku me organizata te tjera palestineze, nuk kane asnjë alternative për zgjidhjen e debateve mbi 70 vjeçar.
Ndërsa thekson se Izraeli është e vetmja demokraci funksionale në rajon. “Të gjitha shtetet arabe janë diktatura qe shtypin popujt e tyre, duke ruajtur statukuone dhe konfliktin me Izraelin”, thotë Edmond Spaho.
Reagimi:
Shume mire qe protestohet per ata qe humben jeten ne Palestine. Çdo jete njerezore eshte e çmuar. Po jetet e femijeve, grave dhe burrave izraelite a nuk jane njelloj te çmuara kur eleminohen nga raketat e Hamasit, te cilat hidhen mbi zona te banuara nga civile? Para se te ndermarrim veprime ne krah te njeres apo tjetres pale duhet te dime:
1.Hamas eshte organizate trroriste. Synimi i drejtuesve te tyre eshte te mbajne pushtetin ne zonat e kontrolluara palestineze. Jane te korruptuar. Ju intereson statukuoja pa zgjidhje per çeshtjen palestinese sepse keshtu ju zgjatet sundimi mbi popullin palestinez. Ata e filluan kete lufte sepse kane humbur mbeshtetjen midis palestinezeve te thjeshte per shkak te korrupsionit dhe mungeses se alternativave per zgjidhjen me izraelitet.
2.Izraeli eshte e vetmja demokraci funksionale ne rajon. Te gjitha shtetet arabe jane diktatura qe shtypin popujt e tyre duke ruajtur statukuone me Izraelin.
3.Hamas dhe organizata te tjera palestineze nuk kane asnje alternative per zgjidhjen mbi 70 vjecar me Izraelin, perveçse zhdukjen e shtetit izraelit. Izraeli ka pranuar zgjidhjen me dy shtete dhe krijimin e shtetit palestines. Hamas dhe PLO duan ta zhdukin Izraelin. A nuk kane izraelitet te drejte te jetojne ne shtetin e tyre? Kush eshte ne kete rast fajtor per kete qe zgjat pafundesisht?
4.Palestina nuk e njeh Kosoven, e quan pjese te Serbise. Izraeli e ka njohur Kosoven dhe ka vendosur marredhenie diplomatike me te. Perse ne duhet te jemi kaq zemergjere dhe te perkrahim ata qe nuk na njohin dhe na quajne serbe? A do na vijne mente ndonjehere dhe te veprojme sipas interesit kombetar, apo gjithmone do shitemi sipas lekeve qe ofrohen?





