Nuk përmbahet Gjekmarkaj: Horrat, batakçinjtë, laramanët e PS fituan hajdutçe, por është fitore e përkohshme…

0
56

Deputeti i sapozgjedhur i D-së, në Zgjedhjet e 25 Prillit nga qarku i Lezhës, Agron Gjekmarkaj, foli mbrëmjen e djeshme në “Open”, se PD, duhet të kishte një moment reflektimi patjetër edhe nëse dilte fituese nga këto Zgjedhje.

Gjekmarkaj, këtë deklaratë e bëri duke folur për Zgjedhjet e parakohshme në PD, që do të mbahen në 13 qershor. Gjithashtu, Gjekmarkaj tha se disa persona pa integritet, të cilët i quajti pallaço apo horra dhe që janë pjesë e PS, e morën këtë fitore në mënyrë të padrejtë, duke garantuar se kjo është vetëm një fitore e parakohshme.

Ai shtoi se PD pretendon dhe i mban shpresat te reagimi i ndërkombëtarëve dhe aksioni qytetar.

Gjekmarkaj: Unë mendoj që PD duhet të kishte reflektim edhe nëse do të fitonte. Data u afrua se kështu e solli situata. Është terapi për PD që të ketë një proces zgjedhjesh. Është e rëndësishme që të jenë zgjedhje të ndershme. Unë e shoh këtë si një frymë pozitive në PD, qoftë edhe debatin. Ndryshon se në Shqipëri janë manipuluar zgjedhjet dhe qytetarët duan zgjidhje dhe kush tjetër veç PD do i prejë kësaj sfide? Horra, batakçinj, laramanë i janë mbledhur PS-së dhe i kanë marrë qytetarëve një fitore hajdutçe. Në dukje duket sikur ia kanë dalë, por është e përkohshme. Institucionet janë kapur. Ne kemi shpresa te një reflektim i ndërkombëtarëve. Tjetra është trysnia popullore.

Ata do përballen me shoqërinë, e cila nuk vdes asnjëherë, por reagon. Ka dy kandidatë sot, Basha dhe Kadilli. Mund të ketë kandidatura të tjera. PD duhet të rishohë Këshillin Kombëtar, Kryesinë e saj, të hapet pa kushte që të ketë një kryetar të fortë, një Këshill Kombëtar dhe kryesi të fortë.

 

 

Zjarr Tv Ad