E mërkurë, Gusht 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Shpërdoruan detyrën dhe lejuan ndërtime të paligjshme në Himarë, Policia arreston kryeinspektorin...

Shpërdoruan detyrën dhe lejuan ndërtime të paligjshme në Himarë, Policia arreston kryeinspektorin e IKMT dhe vartësin e tij, në kërkim dhe dy të tjerë

0
131
Zjarr Televizion Adccccc

Kryeinspektori i IKMT në Himarë dhe një inspektor janë arrestuar nga Policia pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve të paligjshme në territorin e kësaj Bashkie. Në kërkim janë shpallur dhe dy inspektor të tjerë të IKMT.

Sipas Policisë, në pranga kanë rënë:
– R. H., 35 vjeç, banues në Himarë, me detyrë kryeinspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë;
– E. Z., 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve:
– M. N., 36 vjeç banues në Sarandë dhe Dh. B., 53 vjeç, banues në Himarë, të dy me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka urdhëruar ndalimin e këtyre shtetasve, në bazë të vendimeve të Gjykatës, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e Bashkisë Himarë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”

Zjarr Tv Ad