OBSH del kundër vaksinimit të fëmijëve: Vaksinat të shpërndahen në vendet e varfra që nuk kanë marrë ende asnjë dozë

0
102

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë kundër shteteve që kanë nisur imunizimin e fëmijëve nga mosha 12 deri në 15 vjeç.

Katherinë O’Brien, shefja e programit të vaksinave në OBSH, u shpreh se fëmijët janë pak të rrezikuar, ndaj dozat e vaksinave duhen shpërndarë në vendet e varfra që ende nuk kanë marrë asnjë dozë.

“Fëmijët kanë një rrezik shumë të ulët infektimi nga sëmundja që shkakton virusi COVID-19. Arsyetimi për imunizimin e tyre, fokusohet tek ndalimi i transmetimit, por në një kohë kur kemi mungesa furnizmi me vaksina në të gjithë botën, vaksinimi i fëmijëve nuk është një përparësi e lartë. Po ashtu nuk është e nevojshme të vaksinohen fëmijët para se të dërgohen përsëri në shkollë, për sa kohë që të rriturit në kontakt me ta janë imunizuar”, u shpreh ajo.

OBSH ka bërë thirrje të shumta në drejtim të vendeve të pasura, në mënyrë që vaksinat të shpërndahen edhe në shtetet që nuk kanë mundësi t’i blejnë.

 

Zjarr Tv Ad