Spartak Braho flet për shkarkimin e Presidentit: Do ti kërkoj falje Metës në rast se…

0
398

Spartak Braho, i cili është një prej deputetëve më euforikë për shkarkimin e Presidentit, ka deklaruar mbrëmë se se nëse Gjykata Kushtetuese, nuk do ta shkarkojë Ilir Metën nga detyra e Presidentit të Republikës, do t’i kërkojë falje atij.

I ftuar në emisionin “Dekalog”, deputeti i PS dhe anëtari i Komsionit të Posaçëm Hetimor për Presidentin, tregoi bindje se Meta do largohet nga Presidenca. I pyetur nëse Gjykata Kushtetuese nuk do ta shkarkonte Metën, Braho tha:

“Unë do t’i kërkoj falje publike Ilir Metës nëse Gjykaka Kushtetuese nuk do ta shkarkojë, pra do jetë kundër vendimin të parlamentit”.

Nesër më 9 Qershor, pritet që Parlamenti të votojë për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra e Presidentit të Republikës.

Më parë ishte një Komison i Posaçëm që hetoi shkeljet që sipas anëtarëve të tij ishin të shumta ndaj kushtetutës. Ilir Meta, është i pari President mes 10 që ka në historinë e Shtetit shqiptar, që ndërmerret nismë nga Parlamenti për shkarkimin e tij gjatë ushtrimit të detyrës.

 

Zjarr Tv Ad