E hënë, Prill 27, 2026
Ballina Aktualitet Fatbardh Kadilli zbulon bisedën “kokë më kokë” me Lulzim Bashën, para Zgjedhjeve...

Fatbardh Kadilli zbulon bisedën “kokë më kokë” me Lulzim Bashën, para Zgjedhjeve të 25 Prillit…

0
215

Kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli, mbrëmjen e djeshme u shpreh në emisionin “PolitikOn”, se i ka thënë Bashës se nëse do të humbasë Zgjedhjet, do ta ketë përballë.

Kadilli tha se Basha është një njeri që e gëzon Ramën me ekzistencën e tij në krye të PD-së, pasi është shfrytëzuar nga Kryeministri.

“Unë i kam thënë Bashës, fito dhe je i lirë me ne. I kam thënë se nëse humbet do të më këtë përballë dhe ja ku me ka. Sepse për 8 vite sakrificat e demokratëve janë shkelur me këmbë nga një qëndrim egoist dhe personal, duke parë vetëm dobinë e tij.

Ai i vetmi është që thotë se nuk kemi humbur, kur jemi në opozitë, përveç Bashës që thotë se ka fituar. Basha është në një mjerim shpirtëror, se mjerimin politik na e ka lënë ne. Ai është një njeri që e gëzon Ramën me ekzistencën e tij në krye të PD-së. Rama është i lumtur që sepse e ka mundur sa herë ka dashur dhe e ka shfrytëzuar paaftësinë e tij ulëritëse për të ndalur shkuarin e Ramës drejt pushtetit absolut.”, – u shpreh Kadilli.

Zjarr Tv Ad