E shtunë, Mars 28, 2026
Ballina Rajoni Shqiptarët bëhen “copa” për një vend parkimi, përfundojnë në spital dhe më...

Shqiptarët bëhen “copa” për një vend parkimi, përfundojnë në spital dhe më pas në Polici

0
89

6 shoferë shqiptarë janë rrahur me njëri-tjetrin në Pejë për një vend parkimi. Policia bën me dije se 6 burrat shqiptarë janë zënë mes tyre për një vend parkimi, të cilin në fund nuk e ka përdorur askush.

Ata kanë përfunduar të gjithë në spital ku kanë marrë ndihmë mjekësore, e më pas të gjithë janë intervistuar nga Policia e Kosovës dhe me urdhër të prokurorit mbahen në burg.

“Pejë, 23.06.2021-17:40. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një  parkingu të veturave, janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore . Gjashtë të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës.

 

Zjarr Tv Ad