Humbi jetën në ditën e parë të punës, shqiptarët bëhen bashkë dhe mbledhin para për familjen e 20-vjeçarit…

0
149

Myzerim Zeneli ishte 20 vjeçari fatkeq,  i cili humbi jetën në ngjarjen tragjike të Velipojës. I rritur pa baba, i riu i pafajshëm iku nga kjo botë, duke u përpjekur të nxirrte bukën e gojës për nënën dhe vëllain e tij, për të cilët Myzerimi ishte shpresa e vetme për disa të ardhura në shtëpi.

Të prekur nga kjo ngjarje e rëndë, të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë për të ndihmuar familjen e 20-vjeçarit.

Një faqe dhuruese “Gofundme”, është hapur online për të ndihmuar vëllain dhe nënën e 20-vjeçari i cili humbi jetën mëngjesin e djeshëm në Velipojë, ku humbën jetën katër persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Faqja “Gofundme”,  është hapur ditën e djeshme dhe menjëherë është shpërndarë nga shumë persona publikë, të cilët u bëjnë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të kontribojnë sado pak, për të ndihmuar familjen e Myzerim Zenelit.

Zjarr Tv Ad