E premte, Gusht 14, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Aleanca për Teatrin denoncoi Sorecën se ka lobuar pro Veliajt, reagon delegacioni...

Aleanca për Teatrin denoncoi Sorecën se ka lobuar pro Veliajt, reagon delegacioni i BE: Takimi ka ndodhur, por akuzat janë shpifje…

0
210

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, ka reaguar pas akuzave të përfaqësueses së Aleancës për Teatrin në Gjykatën Kushtetuese, Adriana Kalaja, e cila tha se ditën kur është mbajtur seanca për Teatrin, Soreca ka zhvilluar një takim jo publik me kryetaren Vitore Tusha dhe është larguar nga dera e pasme.

Delikacioni i BE ka përgënjeshtruar lajmin, duke thënë se akuzat janë shpifje. Ndër të tjera delekacioni sqaron se Soreca është takuar me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Znj. Vitore Tusha, mëngjesin e 16 Qershorit 2021, teksa thotë se takimi ishte pjesë pjesë e një serie takimesh që Ambasadori po zhvillonte ato ditë.

Postiomi i plotë:

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri përgënjeshtron me forcë deklaratat bazuar në shpifje prej një përfaqësueseje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar drejtuar Ambasadorit Luigi Soreca.

Delegacioni i BE-së në Shqipëri konfirmon që Ambasadori Soreca është takuar me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Znj. Vitore Tusha, mëngjesin e 16 Qershorit 2021. Takimi ishte pjesë e një serie takimesh që Ambasadori po zhvillon gjatë ditëve të fundit me të gjithë kryetarët e institucioneve të drejtësisë për të diskutuar mbi gjendjen e zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri. Gjatë takimit nuk pati asnjë diskutim në lidhje me çështjen e hapur në Gjykatë mbi Teatrin Kombëtar. Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe Ambasadori Soreca vazhdojnë të mbështesin fuqimisht dhe në mënyrë sistemike pavarësinë e të gjitha institucioneve gjyqësore shqiptare.

Delegacioni i BE-së rezervon çdo të drejtë për të ndjekur ligjërisht deklaratat e bazuara në shpifje të bëra sot në media.

Zjarr Tv Ad