Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca përshëndet operacionin ndërkombëtar të drogës të finalizuar sot nga SPAK dhe Antimafia italiane. Sipas Sorecës, bashkëpunimi mes agjencive të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe Itali ka qenë i shkëlqyer.
“Lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave janë prioritete kyçe për Bashkimin Eruopian dhe Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit”, shkruan ndër të tjera Soreca.
Shënimi i plotë i Ambasadorit:
“Një tjetër operacion i rëndësishëm kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, në Shqipëri, Itali, Malin e Zi dhe në Spanjë. Urime për bashkëpunimin e shkëlqyer mes DIA-s Italiane, SPAK shqiptar dhe Policisë së Shtetit, me mbështetjen e Eurojust. Rezultatet: 30 të arrestuar dhe asete miliona euro.
Lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave janë prioritete kyçe për Bashkimin Eruopian dhe Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit.”




