Prangosja e zyrtarëve të korruptuar, reagon Yuri Kim: Reforma në Drejtësi po prodhon më shumë rezultat, pandëshkueshmëria po mbaron

0
110

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas operacionit të koduar “Shpirti”, në kuadër të të cilit u arrestuan 28 persona vetëm në Shqipëri dhe 10 në rajon.

Përmes një postimi në Twitter, diplomatja  amerikane shprehet se reforma në drejtësi po prodhon rezultate, të cilat sipas saj tregojnë se pandëshkueshmëria po mbaron.

“Disa pretendojnë / shpresojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”. E vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se pandëshkueshmëria po mbaron. Shikoni veprimin e madh të sotëm, i cili është vetëm goditja e fundit kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar. SHBA do të vazhdojë të mbështesë SPAK & NBI ndërsa hetojnë dhe ndjekin penalisht ata që abuzojnë me detyrën e tyre ose pasurohen gabimisht – ndërsa varfërojnë përmes veprimtarisë kriminale. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara dhe po jep rezultate”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

Zjarr Tv Ad