Flet Neritan Ceka: Lulzim Bashën do ta mbështes përjetësisht në opozitë…

0
1405

Neritan Ceka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, teksa ka diskutuar lidhur me Zgjedhjet e 25 Prillit, ai është shprehur se do ta mbështesë Lulzim Bashën, edhe pse PD është në opozitë.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Një  lider opozite, që ka humbur katër herë në zgjedhje, mos është vallë ky fitimtar për të humbur ?

Ceka:Po përse duhet të fitojë gjithmonë?  Këta çunat e mirë që kemi sot në opozitë po i fute në pozitë nesër, do të bëhen si këta që janë tani, çfarë fituam? Asnjë gjë.

Rakipi: Ju po thoni të rrinë në opozitë?

Ceka:Të rrinë në opozitë, të forcojnë opozitën të bëjnë opozitën mirë, sepse këtë se kemi pasur.

Rakipi: Dhe vetë Bashës kjo i pëlqen, me çfarë kemi vënë re.

Ceka:Kjo më pëlqen dhe mua.

Curri: Kjo është origjinale.

Rakipi:Na keni kapur mat, se dhe atij këtu i ka mbetur mendja, thotë rri aty në opozitë.

Curri: Dhe ai një ditë kur të fitojë, do të habitet.

Rakipi: Nuk besoj se do ta pranojë. Ai nuk ikën nga aty.

Ceka:Unë do ta mbështes për opozitë.

CurriPërjetësisht?

Ceka: Përjetësisht.

Rakipi: Ai nuk ikën ng partia. 

Ceka:Do ta mbështes edhe katër vjet si zgjedhës, se njerëzit mendojnë se jam i PD-së, por nuk jam aktivist i PD-së.

 

Zjarr Tv Ad