Aurela Gaçe sot koncert te sheshi “Skënderbej”, nesër Elita 5, Veliaj: Mbrëmjet në Tirana Fan Zone s’kanë përfunduar

0
53

Sheshi “Skënderbej” do vijojë të jetë qendër e festimeve, edhe pas kompeticionit të Europianit 2020.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj fton qytetarët që të ndjekin sonte Aurela Gaçen dhe nesër Elita 5.

“Urime kampionëve  EURO 2020. Por mbrëmjet në Tirana Fan Zone nuk kanë përfunduar ende – sot e madhja Arela Gace dhe nesër mitikët Elita5”, shkruan Veliaj.

Gjatë gjithë verës Bashkia e Tiranës ka përgatitur një sërë surprizash të bukura për qytetarët, ku nuk do të mungojnë dhe yjet më të mirë të muzikës shqiptare.

Zjarr Tv Ad