E martë, Prill 21, 2026
Ballina Aktualitet Këngëtari shqiptar harron çantën plot me EURO në një piceri në Vlorë,...

Këngëtari shqiptar harron çantën plot me EURO në një piceri në Vlorë, gazetari zbulon çfarë ndodhi më pas

0
457

Pronari i një picerie  në Vlorë është përballur me situatë të pazakontë. Për një moment ai nuk u ka besuar syve kur para tij u shfaq një çantë plot me mijëra euro, të cilën dikush e kishtë harruar në biznesin e tij.

Gazetari Enrik Mehmeti shkruan se falë dokumenteve , pronari arriti të zbulojë se kujt i përkiste çanta me shumën e parave dhe më pas e ka kontaktuar në rrjete sociale, duke ia dorëzuar bashkë me lekët.

Pronari i çantës me para është një këngëtar i njohur shqiptar, por që nuk bëhet me dije emri se cili është ai konkretisht.

“Respekt!

Shpendi,pronari i Piceri “Hera” në Vlorë,gjeti një çantë me mijra euro që e kishte harruar dikush në biznesin e tij .Falë dokumentave zbuloi pronësinë e çantës ku pas kërkimeve në rrjete sociale arriti ta kontaktonte dhe më pas ta dorëzonte te personi që e kishte harruar.Pronari i çantës, me shumën e madhe monetare, është një këngëtar i njohur Shqiptar.Njerëz të tillë si Shpendi ,janë vlerë për Shqipërinë”,  shkruan Enrik Mehmeti në Facebook.

Zjarr Tv Ad