E premte, Korrik 24, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Shkelën orën policore, uniformat blu aksion në Lungomare, shoqërohet me forcë pronarja...

Shkelën orën policore, uniformat blu aksion në Lungomare, shoqërohet me forcë pronarja e lokalit…

0
53
Zjarr Televizion Adccccc

Protesta e disa prej lokaleve në Lungomaren e Vlorës, për orën policore është pasuar me një aksion të policisë në të gjithë subjektet që nuk kanë respektuar aktin normativ për mbylljen e lokalit dhe ndalimin e muzikës pas orës 22:00.

 Në momentin e kontrolleve, disa prej pronarëve të lokaleve dyshohet se kanë kundërshtuar policinë. Për pasojë këta të fundit kanë ndërhyrë, duke shoqëruar disa persona mes tyre edhe një grua.

Në pamjet e siguruara nga ABC, duket një prej tyre, e cila nuk pranon të shoqërohet duke tentuar të ulet në tokë. Por policia e shoqëron me forcë deri tek furgoni. Në atë moment ndërhyjnë edhe disa persona të tjerë, të cilët largohen nga uniformat blu.

Zjarr Tv Ad