A do ia uroje festën e Kurban Bajramit Ramës? Dritan Leli: Absolutisht që po…

0
123

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ditën e sotme për festën e Kurban Bajramit, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

E teksa ka uruar festën, Leli është pyetur nga gazetarët nëse ia uronte edhe kryeministrit Edi Rama.

“Absolutisht po”, tha Leli duke mos e menduar dy herë pavarësisht hatëmbetjeve që kanë. Kujtojmë që kohët e fundit ka pasur përplasje të forta mes Lelit dhe Ramës, përplasje të cilat filluan që kur kryebashkiaku refuzoi të ishte pjesë e kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorës për zgjedhjet e 25 prillit.

Pak ditë më parë, Rama ka thumbuar Lelin teksa u shfaq në një fushë sportive duke mbledhur beturinat, ku tha se Bashkia duhet t’i pastrojë pa gdhirë.

 

Zjarr Tv Ad